Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Elite Youth Development Academy, ndeshje miqësore me ekipet e Triumph Academy
5 Tetor 2025 12:27 Telesport Projekti i Federatës së Futbollit për zhvillimin e futbollit të të rinjve, Elite Youth Development Academy, vijon intensivisht përgatitjet në sezonin e dytë. Këtë vit projekti është transferuar në Durrës, ku të rinjtë kuqezi akomodohen dhe stërviten së bashku, duke rritur çdo ditë e më shumë nivelin e tyre sportiv. Këtë javë, ekipet e grupmoshës U15 dhe U16 u rikthyen në “Shtëpinë e Futbollit” për të zhvilluar ndeshje miqësore, të cilat i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar gjendjen fizike të lojtarëve dhe për të përmirësuar më tej përgatitjen e tyre teknike. Ekipi U15 i Elite Academy u ndesh me ekipin U16 të Triumph Academy, ndërsa ekipi U16 u përball me ekipin U17. Në javët në vazhdim, ekipet e Elite...