Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pse Kompany po bëhet thelbësor te Bayern? Shpjegimi vjen nga gjermani Tah
5 Tetor 2025 11:52 Telesport Jonathan Tah ka shpjeguar pse trajneri Vincent Kompany është kaq i rëndësishëm te Bayern. Mbrojtësi i bavarezëve ka dhënë detajet më thelbësore të punës së belgut në Mynih. “Kompany ka një sjellje neutrale me secilin prej nesh. Ai është mik me të gjithë, por kurrë duke krijuar disa miq më të fortë se disa të tjerë. Ai të kritikon në sy dhe kujdeset për ty në të gjitha ditët e javës. Na trajton me dinjitet dhe nuk është aq strikt sa për t’u bërë i bezdisshëm”. “Mendoj se Kompany po bën një punë të shkëlqyer. Ne jemi të gatshëm të japim maksimumin në fushë për të”, ka deklaruar gjermani.