Më shumë nëna të vetme kërkojnë të birësojnë, rriten kërkesat edhe nga emigrantët shqiptarë

Më shumë nëna të vetme kërkojnë të birësojnë, rriten kërkesat edhe nga emigrantët shqiptarë

Përpjekjet gjithmonë e më shumë për emancipimin e gruas, por edhe rënia e numrit të lindjeve, një problem ky global, ka ndikuar ndjeshëm edhe në uljen e numrit të fëmijëve, të cilët kërkojnë të birësohen. Alma Sulstarova, Drejtoreshë e Komitetit të Birësimeve thotë se kërkesat vijojnë të jenë të larta, veçanërisht nga emigrantët shqiptarë. “E gjithë puna e bërë për emancipimin e vajzave dhe forcimin e familjes kanë dhënë rezultat pozitiv, që shumë pak vajza vendosin të braktisin fëmijët e tyre. Kërkesat e mëdha nuk janë vetëm nga brenda vendit, por edhe nga emigrantët tanë jashtë, por edhe të huaj. Këtë vit kemi realizuar më shumë birësime se vitin e kaluara, deri tani kemi realizuar 20 të tilla. Momenti më i gëzuar për ne ishte...