Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Ndërron jetë minatori, u gjet pa ndenja nga punëtorët e tjerë në galeri
Një 61-vjeçar ka ndërruar jetë dy ditë më parë në një minierë në vendin e quajtur ‘Maja e Drenit’ në fshatin Cerujë të Klosit. 61-vjeçari me iniciale H. D., është gjetur pa ndjenja nga pnëtorët e tjerë të minierës rreth orës 11:30 në galerinë nr.5, e më pas ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se 61-vjeçari të ketë ndërruar jetë pas një arresti kardiak. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa nga kqyrja paraprake, në trup nuk janë konstatuar shenja apo dëmtime që lidhen me incidente në punë. “Ditën e djeshme është marrë informacion se, në një subjekt minerar, në vendin e quajtur “Maja e Drenit”, fshati Cerujë, Klos, ka ndërruar jetë shtetasi H. D., 61...