Rama: Mandati i katërt fokusohet te hapësirat publike, nuk është aksion por mision

Rama: Mandati i katërt fokusohet te hapësirat publike, nuk është aksion por mision

Kryeministri Edi Rama, në episodin e 5-të të podcastit “Flasim”, ka deklaruar se mandati i katërt qeverisës do të përqendrohet në çlirimin dhe transformimin e hapësirave publike në vend. Ai e ka cilësuar këtë jo si një aksion të përkohshëm, por si një “mision” afatgjatë për të mbrojtur vendbanimet nga ndërtimet pa leje dhe zaptuesit. Rama theksoi gjithashtu ndërhyrjet që pritet të bëhen në zonat bregdetare si Ksamil, Sarandë dhe Velipojë, ku bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet për të kontrolluar çmimet dhe ndotjen akustike. Ai shtoi se edhe shëndetësia është në prag të një etape të re reformash. “Mandati i katërt ka nisur dhe do të bitiset për hapësirat publike. Dhe bazat ligjore që kemi marrë për ndërtimet pa leje, është një rrugëtim...