Bayern, gati të investojë 80 mln euro për yllin e PSG

Bayern, gati të investojë 80 mln euro për yllin e PSG

5 Tetor 2025 9:07 Telesport Warren Zaire-Emery. Ky lojtar është objektivi i ri i Bayern-it. Eksperti i transferimeve, Mark Brus, i cili punon për CaughtOffside, shkruan se ka marrë informacione shumë ekzaltuese për interesimin e Bayern-it për mesfushorin e PSG. Zaire-Emery po luan rregullisht, por jo gjithmonë si titullar në Paris. Drejtuesit e klubit janë njoftuar se lojtari do qartësi. Ata do të ishin gati ta shisnin për 80 mln euro. Kjo nuk është hera e parë që Bayern interesohet për mesfushorin.