Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, parashikimi i motit për sot
Moti për ditën e sotme, e diel 5 tetor, do të jetë i paqëndrueshëm, ku reshjet e shiut do të jenë prezent thuajse në të gjithë territorin në orët e pasdites. Zonat malore do të karakterizohen kryesisht me reshje shiu dhe reshjet dëbore në lartësitë mbi 700 metër. Temperaturat shënojnë një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë, ndërsa pjesa e parë e ditës do të jetë kryesisht me vranësira. Era do të jetë me shpejtësinë 16 km/h.