Përkrahë Perezit në “Bernabeu”, Rama në Madrid për të marrëveshjen 20 milionë euroshe me Realin

Përkrahë Perezit në “Bernabeu”, Rama në Madrid për të marrëveshjen 20 milionë euroshe me Realin

Edi Rama është i pranishëm në Madrid mbrëmjen e sotme, ku ka vizituar nga afër ambientet e mitikut “Santiago Bernabeu”. Florentino Perezi ka pritur në takim kreun e Republikës së Shqipërisë, pasi mes palëve pritet të arrihet një marrëveshje e rëndësishme për futbollin shqiptar. Siç paralajmëroi edhe Sinan Idrizi, Reali i Madridit do të investojë një shifër prej 20 milionë eurosh dhe do të lidhë një marrëveshje me klubin Flamurtari. Gjiganti i futbollit europian pritet që të sjellë në Shqipëri shkolla të futbollit, për të çuar përpara këtë sport në vendin tonëm Pas vizitës në ambientet e brendshme të “Santiago Bernabeut” Edi Rama është paraqitur përkrahë presidentit të Realit, Florentino Perezit, në tribunën VIP për të ndjekur duelin kundër Vijarealit./Sport Ekspres/