4 gola të shënuar në “Bernabeu”, Real Madrid dhe Villarreal lënë gjithçka për në pjesën e dytë (video)

4 gola të shënuar në “Bernabeu”, Real Madrid dhe Villarreal lënë gjithçka për në pjesën e dytë (video)

Real Madrid ka fituar 3-1 ndaj Villarreal, në sfidën e luajtur në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 8-të në La Liga. Përveç 4 kartonëve të verdhë, nga dy për secilën skuadër, në pjesën e parë nuk apti asnjë gol. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Në fillim të pjesës së dytë, Vinicius Junior zhbllokon rezultatin në minutën e 47-të. Braziliani bën vetë gjithçka bukur në krah dhe dërgon topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga devijimi i një mbrojtësi të Villarreal. Në minutën e 67-të, Vinicius pengohet në zonë, arbitri jep penallti. Ishte vetë braziliani që u tregua i saktë nga 11-metrat dhe dyfishoi shifrat. Në minutën e 72-të, Villarreal ngushton shifrat me golin e Mikautadze, i cili shënoi me një goditje të...