Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kush është Ermal Hasimja, kandidati që shpalli live garën për Tiranën
Ermal Hasimja shpalli kandidaturën e tij për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës dhe i bëri një thirrje të drejtpërdrejtë për mbështetje Sali Berishës, duke theksuar se kandidatura e tij përputhet me kriteret që vetë Berisha përcaktoi në një deklaratë të së shtunës. Hasimja u prezantua si një figurë përbashkuese, e gatshme të bashkojë opozitën rreth një kauze të përbashkët për të ardhmen e Tiranës. Ai është pedagog dhe analist politik shqiptar, i njohur për qëndrimet e tij kritike dhe analizat e thelluara mbi zhvillimet politike në vend. Ai ka ndërtuar një profil të qëndrueshëm si një zë kritik dhe i argumentuar në diskursin publik, duke qenë aktiv si në media ashtu edhe në botën akademike. Në karrierën e tij, Hasimja ka qenë pjesë...