Liverpool dorëzohet në fund, një 18-vjeçar i jep fitoren e madhe Chelsea-s (video)

Liverpool dorëzohet në fund, një 18-vjeçar i jep fitoren e madhe Chelsea-s (video)

Chelsea-Liverpool, supersfida e javës së shtatë në Premier League, e luajtur në “Stamford Bridge” është mbyllur 2-1 për “Blutë”.  Arne Slot befasoi jo pak, duke lënë në stol tre blerjet e bujshme të verës, Wirtz, Ekitike dhe Frimpong. “Blutë” gjetën golin me Moises Caicedo në minutën e 13-të, ku mesfushori ekuadorian shënoi me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca. Në minutën e 38-të, pati një kontakt brenda zone mes Dominik Szoboszlai dhe Alejandro Garnacho-s, “Blutë” pretendojnë për penallti, arbitri vazhdon lojën. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për londinezët. Barazimi i të kuqve erdhi në minutën e 62-të, ku pas një krosimi në zonë të Szoboszlai, Isak e ul topin bukur për Cody Gapko dhe holandezi e dërgon në rrjetë. Goli i fitores së madhe për...