Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Spektakël për një pikë, barazim mes Dortmund e Leipzig, fiton Leverkusen
Bundesliga zhvilloi këtë të shtunë disa nga ndeshjet e xhiros së gjashtë. Barazim 1-1 mes Dortmund dhe Leipizg, në sfidën e mbajtur në Signal Iduna Park. Verdhezinjtë realizuan të parët me Baumgartner, ndërsa e menjëhershme ishte përgjigja e Cuotos. Pavarësisht rasteve, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Leverkusen fiton 2-0 në shtëpi ndaj një kundërshtari si Union Berlin. Për 3 pikët, “aspirinat” u mjaftuan me golat e Poku dhe Kofane. © BalkanWeb