Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Dinamo bën detyrën ndaj Flamurtarit, fiton pastër dhe i zhyt në fund vlonjatët
Dinamo ka fituar 2-0 ndaj Flamurtarit në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Në minutën e 27-të, mesfushori grek Dimitris Chantakias, del nga fusha e lojës i dëmtuar. Në vend të tij futet Eric Veiga, i cili luan vetëm 4 minuta dhe ndëshkohet me karton të kuq, pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Guindo. Fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, ndërhyn VAR, arbitri shikon pamjet në ekran dhe nxjerr kartonin e kuq. Në minutat shtesë së pjesës së parë, Guindo shënon me kokë dhe kalon Dinamon në avantazh 1-0, pas krosimit perfekt të Lorran. Fitoren e “Bluve” do e vuloste Thiago Nani me golin e tij në minutën e 74-të, me një goditje të bukur me të...