Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Fitore me “humbje” për Arsenalin në derbin ndaj West Ham, Man. United “shpëton” Ruben Amorim (video)
Arsenal ka fituar 2-0 ndaj West Ham në derbin londinez të luajtur në “Emirates”, i vlefshëm për javën e 7-të të Premier League. Ishte Declan Rice që zhbllokoi shifrat në minutën e 38-të, pasi tentativa e parë nga Eberechi Eze u ndal nga portieri i miqve, Areola, por jo e dyta, ku mesfushori i “Topçinjve” dërgoi topin në rrjetë. Lajmi i keq për Arsenalin është dëmtimi i Martin Odegaard, i dyti për këtë fillim sezoni. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të norvegjezit, por shumë i pafat këtë sezon. Bukayo Saka dyfishoi shifrat në minutën e 67-të, pasi sulmuesi anglez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Jurrien Timber, pasi u pengua në zonë. Sikur të mos mjaftonte dëmtimi...