Ndodh çudia në Dinamo-Flamurtari, zëvendësuesi del me karton të kuq pas 4 minutash lojë

Ndodh çudia në Dinamo-Flamurtari, zëvendësuesi del me karton të kuq pas 4 minutash lojë

4 Tetor 2025 16:34 Telesport Në “Elbasan Arena”, Dinamo është duke udhëhequr 1-0 ndaj Flamurtarit, pas 45 minutave të para, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores. Vlonjatët e mbyllën pjesën e parë me një lojtar më pak. Në minutën e 27-të, mesfushori grek Dimitris Chantakias, del nga fusha e lojës i dëmtuar. Në vend të tij futet Eric Veiga, i cili luan vetëm 4 minuta dhe ndëshkohet me karton të kuq, pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Guindo. Fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, ndërhyn VAR, arbitri shikon pamjet në ekran dhe nxjerr kartonin e kuq. Në minutat shtesë së pjesës së parë, Guindo shënon me kokë dhe kalon Dinamon në avantazh 1-0, pas krosimit perfekt të Lorran.