Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bushi flet para miqësores së radhës: Për ne është si ndeshje Europiani, shumë i kënaqur me grupin e lojtarëve
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka dhënë një prononcim për fshf.org pas publikimit të listës me 21 lojtarë të ftuar për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet më 10 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 17:00. Tekniku kuqezi shpjegoi zgjedhjet e tij, duke komentuar edhe mungesat e detyruara për shkak dëmtimi si Rashica, Muça, Alili dhe Osmani. “Janë lojtarë kryesorë, që kanë qenë gjatë gjithë kohës bazë. Lojtarë formacioni, shumë të rëndësishëm për ne. Do të ishte mirë që t’i kishim në ekip, sepse ne jemi një ekip që nuk kemi shumë kohë për të ndenjur me njëri-tjetrin dhe çdo mundësi që na jepet në çdo grumbullim, mundohemi që të forcohemi sa më shumë, si nga ana e lojës, ashtu...