Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Kujtim M. Shala: Rugova meditans
Nga Kujtim M. Shala Rugova meditans Poradeci e quante Gj. Fishtën poet meditans dhe militans, për ta karakterizuar dyfish, në dy fusha: të mendimit e të veprimit.Në këtë frymë, sintagma Rugova meditans, titull i tekstit tim, veçon I. Rugovën mendimtar, në fushë të letrave shqipe, duke ditur se karakterizimi i dikurshëm i Lasgushit për Fishtën, vlen po aq për Rugovën, për mendimtarin e për prijësin e shqiptarëve të Kosovës.Me përjashtim të vjershave të shkruara herët, e gjithë vepra e Rugovës është diskursive. Prapa Rugovës meditans radhiten gjashtë tituj: Prekje lirike (1971), Kah teoria (1978), Strategjia e kuptimit (1980), Vepra e Bogdanit 1675-1685 (1982), Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983 (1986), Refuzimi estetik (1987). Libri i parë, Prekje lirike, krejt i veëantë, është ndërtuar...