“Berisha i pakopjueshëm”, Bylykbashi tregon ambicien e tij për kryetar të PD-së dhe çfarë i duhet partisë

“Berisha i pakopjueshëm”, Bylykbashi tregon ambicien e tij për kryetar të PD-së dhe çfarë i duhet partisë

A do të largohet Berisha nga drejtimi i Partisë Demokratike? Apo a do të garonte Oerd Bylykbashi për kryetar të kësaj force politike? Këtyre pyetjeve nënkryetari i selisë blu iu dha përgjigje në “Çdo kënd” me Merita Hakjan në A2 CNN, teksa foli për analizën që i duhet partisë, hyrjen e të rinjve dhe rikthimin e demokratëve në pushtet.  I pyetur se pse Berisha nuk zbatoi statutin për t’u larguar nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Bylykbashi theksoi se Berisha ka dhënë prova në 2013, ndërsa i mëshon qëndrimit se zgjedhjet e këtij viti, sipas tij, ishin një farsë. Ai sjell në vëmendje edhe debatin me Bashën në zgjedhjet e vitit 2021.  “Berisha e ka provuar që kur humbet zgjedhjet, ikën. E ka bërë në 2013...