Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Më të keqpaguarat në rajon’, Berisha: Jeta e grave në narko-shtet, mes shumë dramave
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka kursyer sulmet për kryeministrin Edi Rama se qeveria e tij ka nivelin më të keq të pagave për gratë, duke iu referuar shifrave në rajon. Gjatë fjalës së tij në konferencën “Të bësh ndryshimin: nga influencues në vendimmarrës”, Berisha tha se vendi është në kushtet e narkoshtetit. Ai theksoi se numri i vrasjeve të grave sot është shumë herë më i lartë. “Beteja jonë është kundër pabarazisë. Ne arritëm që nga një diferencë prej 36% që ekzistonin mes burrave dhe grave ta çonim në 78%. Arritëm që këtë pabarazi ta ngushtonim. Bëmë atë që gratë dhe vajzat të ishin më të paguarat mes vendeve të rajonit. Sot ato janë punonjëse, punëtoret dhe ekspertet më të keqpaguara...