Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kompany, para sfidës me Eintracht: Përgatitja jonë mbetet e njëjtë, vlejnë vetëm 3 pikët
4 Tetor 2025 11:24 Alfred Lleshi Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, para ndeshjes me Eintracht Frankfurt: “Përgatitja jonë mbetet e njëjtë. Ata janë mjaft të fortë në sulm, por edhe ne shënojmë shumë gola. Si javën e kaluar, duam të sulmojmë sa më mirë dhe të mbetemi solidë në mbrojtje. Shpresojmë të marrim përsëri 3 pikët”. Ai theksoi rëndësinë e unitetit: “Vetëm ne mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Duhet të jemi gjithmonë për njëri-tjetrin, ta mbështesim njëri-tjetrin. Të jemi të ndershëm dhe të qëndrojmë të bashkuar, edhe në momentet e vështira”. Për lojtarët e rinj si Uzun: “Ka aftësi të mëdha mes linjave, di të japë pasimin vendimtar dhe kërcënojë portën kundërshtare. Di të gjejë pozicionin më të mirë për të marrë topin me një...