Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Gratë më të keqpaguarat në rajon”/ Berisha: Ne shënuam hapa të rëndësishëm kundër pabarazisë gjinore, u rrënuan nga Rama
Sali Berisha thotë se gjendja e grave dhe vajzave në shoqëri është dramatike dhe kjo, sipas tij, ka ardhur nga qeveria e Edi Ramës. Për kreun e PD-së, gjendja nuk ishte e tillë kur ai qeveriste, pasi siç tha ai, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të luftuar pabarazinë, por që u “rrënuan” nga Rama. Berisha pretendoi se ngushtoi hendekun e pagave mes burrave dhe grave, por kjo ndryshoi sipas tij, me ardhjen në pushtet të socialistëve, duke shtuar se sot vajzat dhe gratë janë më të keqpaguarat në rajon. “Gjendja sot e grave dhe vajzave, në Shqipëri, është dramatike, siç është dramatike gjendja e shoqërisë shqiptare, por ato që paguajnë çmimin më të shtrenjtë në këtë mes janë gratë dhe vajzat, pasi Shqipëri është vendi i parë dhe i vetëm në...