Savinho, pas rinovimit deri më 2031: Kam shumë për të mësuar, dua të rritem akoma me Guardiolën

Savinho, pas rinovimit deri më 2031: Kam shumë për të mësuar, dua të rritem akoma me Guardiolën

4 Tetor 2025 10:33 Alfred Lleshi Savinho, që gjatë verës dukej i destinuar për te Tottenham, ka rinovuar kontratën me Manchester City deri më 2031. Braziliani ka pasur një impakt të madh që nga ardhja në “Etihad”, duke treguar shkathtësi të jashtëzakonshme, shpejtësi dhe driblim. Në sezonin e parë te City, ai regjistroi 48 ndeshje, 3 gola dhe 13 asistime, duke kontribuar edhe në fitimin e “Community Shield” 2024. Vetë lojtari tha: “Është një ndjenjë speciale të di që Pep dhe klubi kanë kaq besim tek unë. Kam shumë për të mësuar, do të vazhdoj të rritem si lojtar. Që nga ardhja ime, e kam shijuar kohën te City, tifozët më kanë bërë të ndihem si në shtëpi. I falënderoj të gjithë dhe premtoj të...