VIDEO/ Incident i papritur në Formula 1, gjobë e majme për skuadrën italiane

VIDEO/ Incident i papritur në Formula 1, gjobë e majme për skuadrën italiane

Një aksident i pazakontë, veçanërisht gjatë provave të lira, e njollosi seancën e dytë të Çmimit të Madh të Singaporit të premten. Ferrari i Charles Leclerc, me shumë mundësi për shkak të keqkomunikimit nga ekipi i tij, u përplas me McLarenin e Lando Norris, duke e bërë atë të përplaset në murin e ‘box-eve’ ndërsa të dy po ktheheshin në pistë. Britaniku menjëherë i foli skuadrës së tij, megjithëse nuk u duk veçanërisht i tërbuar për incidentin: “Ai më goditi drejtpërdrejt.” Monegasku u pa duke tundur kokën, pothuajse duke hequr dorë, si të mos kishte ndodhur. Incidenti natyrshëm u vu nën shqyrtim nga administratorët, të cilët gjobitën Ferrarin me dhjetë mijë euro. Leclerc nuk mori asnjë gjobë dhe për këtë arsye është i lirë të luajë shanset e tij...