Gëzuar ditëlindjen, Ibra! Zlatan i dhuron vetes “Ferrari F80”, që kushton 3.5 milionë euro

Gëzuar ditëlindjen, Ibra! Zlatan i dhuron vetes “Ferrari F80”, që kushton 3.5 milionë euro

4 Tetor 2025 8:36 Alfred Lleshi Gëzuar ditëlindjen Ibra! Si çdo 3 tetor, Zlatan Ibrahimovic ndan në Instagram dhuratën e veçantë që i bën vetes; një makinë e re për koleksionin e tij. Për 44-vjetorin, ish-sulmuesi suedez i ka dhuruar vetes një Ferrari F80, hypercar-i më i fundit i Maranellos, trashëgimtar i modeleve legjendarë si Ferrari Enzo dhe LaFerrari. Çmimi i kësaj makine i kapërcen 3.5 milionë eurot (pa personalizime) dhe vetëm 799 klientë në botë kanë privilegjin ta blejnë, mes tyre edhe Ibra. Shenjat për këtë zgjedhje nuk mungonin. Në gusht, ai u shfaq në rrjete sociale me Flavio Manzoni, drejtor i qendrës së stilit Ferrari, duke shkruar: “Ferrari, ti je në duar të sigurta”. Manzoni, autor i modeleve si Roma Spider dhe 499P, fituese...