Alonso: Askush nuk më ka thënë ndonjëherë se nuk dëshiron të luajë në një pozicion

Alonso: Askush nuk më ka thënë ndonjëherë se nuk dëshiron të luajë në një pozicion

4 Tetor 2025 7:45 Alfred Lleshi Xabi Alonso doli i prerë para gazetarëve, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Villarealit: “Askush nuk më ka thënë kurrë se nuk do të luajë në një pozicion. Të gjithë kanë predispozitë të mirë, pastaj jam unë personi që vendos. Le të jetë e qartë kjo gjë”. Mesazhi për tifozët ishte i drejtpërdrejtë: “Nuk iu kërkoj asgjë, ne si ekip duhet t’u japim fitore atyre”. Për përvojën e derbit në “Metropolitano” shtoi: “Nuk e harrojmë atë që ndodhi, por nuk mbetemi me mendje aty”. Ai lavdëroi Bellingham dhe foli për “bashkëjetesën” me Güler: “Duhet të jenë komplementarë, të ndihen rehat. Problemi është te kompozimi i pjesëve të tjera”. Për Valverde: “Është shumë i rëndësishëm për ne, duam ta mbyllim këtë...