Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Murinjo i jep “leksione” Amorimit si të shpëtojë nga shkarkimi në krye të Mançester Junajtid
Adriatik BALLA Në Angli klubi i Mançester Junajtid dhe trajneri i këtij ekipi Ruben Amorim, janë në krizë rezultati dhe nën presion. Trajneri i Benfikës, Hoze Murinjo, beson se futbolli ka ndryshuar shumë që nga fillimi i karrierës së tij 25-vjeçare si menaxher. Murinjo është rikthyer në “Estadio da Luz” muajin e kaluar pas shkarkimit të tij nga Fenerbahçe, dhe gjatë përgatitjeve për një sezon që nuk u zhvillua në Stamboll, ai foli për rëndësinë e adaptimit dhe tha se fitimi është më i rëndësishëm se qëndrimi strikt pas një sistemi të caktuar. “Sot nuk ekziston një model i vetëm loje,” i tha Murinjo “Canal 11” në korrik. “Këtu ka shumë mënyra për të luajtur. Nuk ka më një sistem taktik unik, por shumë mënyra...