Frika nga huliganizmi, Serbia mer vendim ekstrem para ndeshjes me Shqipërinë dhe zhduk biletat!

Frika nga huliganizmi, Serbia mer vendim ekstrem para ndeshjes me Shqipërinë dhe zhduk biletat!

Federata Serbe e Futbollit ka vendosur – bashkë me FIFA-n dhe Ministrinë e Brendshme të vendit të tyre – se ndeshja Serbi-Shqipëri më 11 tetor në Leskovc nuk do të jetë e hapur për të gjithë: biletat skanë dalë në shitje, nga frika e huliganizmit dhe trazirave, ndaj do t’i shpërndahen vetëm një publiku prej 6500 personash të kontrolluar… Njoftimi: “Në përputhje me vlerësimin e FIFA-s, udhëzimet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë, konsultimet me UEFA-n dhe, mbi të gjitha, përvojën e keqe nga ndeshja e mëparshme që u ndërpre në vitin 2014, dhe për këtë arsye skuadra jonë mbeti administrativisht pa një vend në një kompeticion madhor, Komiteti i Emergjencave i FSS-së ka vendosur që nuk do të ketë bileta...