Ismajli i pafat, starti i sezonit “traumatik” me fizikun: Sylvinho shpreson ende te rikuperimi por…

Ismajli i pafat, starti i sezonit “traumatik” me fizikun: Sylvinho shpreson ende te rikuperimi por…

3 Tetor 2025 23:52 Telesport Ardian Ismajli i pafat! Sezoni i tij ka nisur me probleme fizike te cilat po e shoqërojnë vazhdimisht. Mbrojtësi shqiptar kërkoi zëvendësim gjatë ndeshjes kundër Parmës për shkak të një tendosjeje të pjesshme të muskulit gjysmëtendinoz në kofshën e djathtë dhe aktualisht po i nënshtrohet rehabilitimit. Megjithatë, ai është thirrur në ekipin kombëtar të Shqipërisë për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë: “Po presim raportet mjekësore për të kuptuar gjendjen e tij, presim një përgjigje të qartë pas fundjavës”, tha trajneri i ekipit kombëtar Sylvinho. Sigurisht, shpresa duket mjaft e vogël. Normalsht, kohët e rikuperimit për një tendosje ndryshojnë në varësi të ashpërsisë së dëmtimit dhe mund të variojnë nga disa javë (për dëmtimet e gradës I) deri në disa muaj...