Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
(VIDEO) Qazim Laçi protagonist, vjen në superformë te kombëtarja kuqezi
4 Tetor 2025 0:09 Telesport Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi dhe sulmuesi shqiptar i Kosovës, Altin Zeqiri kanë lënë gjurmë në fitoren e skuadrës së Rizesporit, ndaj Antalyasporit në elitën e futbollit me rezultatin 2 me 5. Laçi regjistroi dy asistime kurse Zeqiri shënoi një gol. Mesfushori i Kombëtares, asistoi për golin e parë dhe të tretë në minutat 4 dhe 48-të, ndërkohë që Zeqiri, i hedhur nga stoli në minutën e 77-të, shënoi golin e katërt në minutën e 86-të, pas asistit të Soue. VIDEO