“S’do të ketë më nga 3 trupa inspektimi në një biznes”, Hajdari: Do të ulet numri i inspektorateve, por nuk shkrihet asnjë!

“S’do të ketë më nga 3 trupa inspektimi në një biznes”, Hajdari: Do të ulet numri i inspektorateve, por nuk shkrihet asnjë!

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur për reformat që po ndërmerren në fushën e inspektimeve publike, duke theksuar se vendi po hyn në një fazë të re që synon uljen e barrës për bizneset dhe rritjen e efikasitetit të administratës.  Hajdari deklaroi se aktualisht jemi në fazën përfundimtare të hartimit të akteve nënligjore, në zbatim të ligjit të ri që rregullon inspektimet në Shqipëri. Sipas tij, vendi po kalon në një qasje tjetër të inspektimeve, duke iu referuar mënyrës se si do të organizohen dhe zhvillohen ato.  “Ulet numri i inspektoriateve, por nuk shkrihet asnjë. Ato që kanë bërë inspektime të veçanta, por që kanë objekt të përbashkët, do të bashkohen në funksion të efikasitetit,” u shpreh Hajdari. ...