Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Dropull, polici aksidenton për vdekje një grua
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavije, në vendin e quajtur Grapsh, shtetasi A. M., 55 vjeç, (oficer policie në DVKM Gjirokastër i cili po shkonte për në punë) duke drejtuar automjetin e tij personal ka aksidentuar shtetasen K. H., rreth 71 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Policia thotë se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme. “Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe nën drejtimin Prokurorisë po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit” – thueht në njoftimin e policisë.