Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
EMRI/ Partia Socialiste zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Mat në zgjedhjet e 9 nëntorit
Partia Socialiste në Mat ka shpallur kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Altin Bojni është kandidati socialist, ndërsa opozita nuk e ka zyrtarizuar ende. Gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të premte, kryetari i PS Mat, Hasan Pasha, prezantoi një përmbledhje të arritjeve dhe sfidave të fushatës së zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, edhe pse PS arriti 60% të votave kundrejt 36% të PD-së, ekziston potencial për një rezultat më të thellë.