Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Rama kërkon fitore absolute në Tiranë/ Ndan përgjegjësitë për deputetët, në terren zbresin edhe ministrat
Kryesocialisti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim koordinues me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit. Kur Tirana dhe 5 bashki të tjera shkojnë më 9 nëntor në zgjedhje, nga ky takim Rama ka lënë disa porosi e udhëzime për këtë proces ku në kryeqytet PS garon me Ogerta Manastirliun ndërsa fushata udhëhiqet nga numri dy i qeverisë, Belinda Balluku. Kjo mbledhje ka shërbyer për të ndarë skuadrat të cilat do të punojnë në çdo njësi të Tiranës. Në njësinë 5 një ndër më të mëdhatë në kryeqytet si forcë e shtuar në krah të Erion Braçes vijnë Taulant Balla dhe Niko Peleshi. Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia, do të mbulojë bastionin e tij...