Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Krisje totale mes Maignan dhe Milanit, kuqezinjtë gati të nxjerrin në treg francezin dhe gjejnë zëvendësuesin e tij
3 Tetor 2025 18:39 Telesport Situata mes Mike Maignan dhe Milanit është në pikën e saj më kritike. Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e rinovimit mes palëve, ndodhi ajo që nuk pritej. Rinovimi ngeci në mes për arsye të sakta që ende nuk dihen dhe portieri francez është drejt largimit. Për të shmangur largimin e tij falas në qershor kur i mbaron kontrata, Milan po mendon nxjerrjen në treg të portierit francez gjatë merkatos së janarit. Kuqezinjtë presin oferta 15-20 milionë euro për të lënë të lirë Mike Maignan, sipas raportimeve të ndryshme të medieve italiane. Po ashtu, kuqezinjtë janë duke ndjekur disa emra për të gjetur zëvendësuesin ideal të Maignan. Një nga emrat që përflitet më shumë është ai i portierit japonez të Parmës,...