Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
FOTO / Zbulohet vota ‘e pavlefshme’, Llagami kërkon pezullimin e vendimit të Gjykatës së Lartë
Ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me një kërkesë për të pezulluar vendimin e Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë, lidhur me procedurat për plotësimin e një vakance në Gjykatën Kushtetuese. Në kërkesën e saj, Llagami i referohet vendimit nr. 2, datë 30 shtator 2025, të Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, duke kërkuar që ai të pezullohet deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Sipas dokumentit, procedura nisi pas përfundimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në dhjetor 2024. Gjykata e Lartë shpalli hapjen e aplikimeve, ku ndër kandidatët aplikoi edhe Naureda Llagami. Pas verifikimit të dokumentacionit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) me vendimin nr....