Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandal në Përmet/ Pezullohet Shefi i Krimeve, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka konfirmuar sot pezullimin nga të punonjësit të policisë N/Komisar DH. Ç., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale si Shef Seksioni në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Përmet. Masa e sigurisë u ekzekutua pas denoncimit të një rasti abuzimi seksual ndaj një vajze 16-vjeçare. Njoftimi i Plotë: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjiroksatër, e cila ka caktuar masën e sigurisë të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë N/Komisar DH. Ç., me detyrë (në kohën e kryerjes së veprës penale) Shef Seksioni në Seksionin për Hetimin...