Nevil Dede firmos në Kosovë, trajneri nënshkruan me skuadrën e re

Nevil Dede firmos në Kosovë, trajneri nënshkruan me skuadrën e re

Trajneri i njohur, Nevil Dede ka firmosur me Ferizaj në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “FC Ferizaj njofton opinionin sportiv dhe të gjithë tifozët tanë se sot, në ambientet e klubit, është prezantuar trajneri i ri i skuadrës sonë, Nevil Dede. Me përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner në futbollin shqiptar, Dede sjell profesionalizëm dhe përkushtim të madh, me synim ngritjen e nivelit të skuadrës dhe arritjen e rezultateve pozitive. Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në punën e tij me FC Ferizaj”, shkruhet në njoftimin e klubit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb