Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Mungojnë ata që dinë të shënojnë në sfidën mes Partizanit dhe Tiranës, vetëm Skuka si alternativë e freskët
Të dyja skuadrat vuajnë për një bomber. Futbollisti që ka shënuar më tepër gola në këtë sezon nga Tirana dhe Partizani është Vusal Isgandarli. Sulmuesi azer e ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës, ndërsa e fundit ishte nga penallia. Në të dyja rastet Partizani është mposhtur. Shijen e golave në derbi ndërkohë e di Xhuliano Skuka, që megjithatë projektohet ta nisë sot nga stoli. Tri herë i ka shënuar sulmuesi dibran Tiranës duke mbajtur veshur fanellën e kuqe. Njëherë ishte me roveshatë, teksa Tirana e përmbysi rezultatin 1 me 2 në “Elbasan Arena” dhe fitoi titullin, më pas në fitoren 0-1 të Partizanit në “Air Albania”. Të dyja sfida të vitit 2022. Derbi i fundit ku Skuka ka shënuar ishte në shkurtin e vitit...