Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Një ditë pasi Gjykata e Larta la në qeli Veliajn, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK
Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata. Kujtojmë që Ajola Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal....