Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lapsusi me ‘luften’ Shqipëri-Armeni/ Mediat ndërkombëtare jehonë ironisë së kryeministrit: Rama tall Presidentin Trump
Mediat ndërkombëtare po vijojnë t’i bëjnë jehonë batutës së kryeministrit Edi Rama me presidentin frances, Emmanuel Macron dhe udhëheqësin e Azerbajxhanit Ilham Aliev, lidhur me një lapsus ku Donald Trump ngatërron Armeninë me Shqipërinë. Pas gazetës ruse RT edhe POLITICO dhe Euronews i kanë kushtuar artikull këtij momenti. Politico e nis artikullin, duke shkruar se Trump tallet nga udhëheqësit evropianë për ngatërresën Armeni-Shqipëri. Në artikullin e Politico shkruhet më tej se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u filmua duke bërë batuta me Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen të enjten. Artikulli i plotë i POLITICO: Trumpi tallet nga udhëheqësit evropianë për ngatërresën Armeni-Shqipëri Konfuzioni gjeografik i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ishte objekt shakaje midis liderëve botërorë në...