Tuchel konfirmon të gjitha zgjedhjet e shtatorit: Pse jo? Me 5-0 ndaj Serbisë vendosëm standarde..,

Tuchel konfirmon të gjitha zgjedhjet e shtatorit: Pse jo? Me 5-0 ndaj Serbisë vendosëm standarde..,

Trajneri Thomas Tuchel ka konfirmuar të gjithë lojtarët e grumbulluar në shtator për ndeshjet ndërkombëtare të tetorit, duke theksuar se fitorja 5-0 ndaj Serbisë tregoi standardin e lartë të vendosur nga “Tre Luanët”. I vetmi ndryshim është rikthimi i Bukayo Saka, i cili zëvendëson të dëmtuarin Noni Madueke, ndërsa Jarell Quansah mbetet pjesë e grupit. Tuchel theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit kolektiv: “Përse të mos e konfirmojmë të njëjtin grup? Këta lojtarë kanë vendosur standardin më të lartë”. Anglia do të përballet me Uellsin më 9 tetor në “Wembley” në një ndeshje bamirësie për “Alzheimer’s Society”, më pas do të udhëtojë në Letoni më 14 tetor për kualifikueset e Botërorit, teksa konkurrenca për të hyrë në formacion është e lartë. Ja lista e të ftuarve...