RAC1 zbulon planin e Barcelonës. Negociata pajtimi me UEFA-n, do ta braktisë idenë e Superligës

RAC1 zbulon planin e Barcelonës. Negociata pajtimi me UEFA-n, do ta braktisë idenë e Superligës

3 Tetor 2025 13:33 Alfred Lleshi E ardhmja e Superligës Europiane po tronditet sërish, këtë herë pika e kontestit është Barcelona. Joan Laporta, i cili për më shumë se 4 vite mbështeti projektin, së bashku me Florentino Pérez, kundër UEFA-s, po mendon të bëjë një hap pas dhe ta lërë Real Madridin të veprojë i vetëm, sipas RAC1. Incidenti që ndezi alarmin u regjistrua gjatë ndeshjes Barça-PSG në Champions, ku Laporta u fotografua duke qeshur me Aleksander Ceferin dhe Nasser Al Khelaifi, një imazh që u interpretua si sinjal i mundshëm afrimi. Bisedimet ndërmjet klubit katalanas dhe UEFA-s janë intensifikuar, ekziston mundësia reale e një pajtimi. Barcelona po konsideron seriozisht të largohet nga Superliga Europiane dhe të rikthehet në Asociacionin e Klubeve Europiane (ECA), duke...