U konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, procedohen dy shtetas në Vlorë

U konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, procedohen dy shtetas në Vlorë

Dy shtetas janë proceduar nga Policia e Vlorës pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Pas konfliktit shtetasi S.D i ka dëmtuar automjetin 27-vjeçarit. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit: S. D., 52 vjeç dhe R. B., 27 vjeç, banues të dy në Vlorë, pasi në lagjen “10 Korriku” janë konfliktuar fillimisht fizikisht me njëri-tjetrin, dhe më pas shtetasi S. D., me sende të forta, ka dëmtuar edhe automjetin në pronësi të shtetasit R. B. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.