Rama: Askush nuk futet më në pallate pa hipotekë, uji dhe dritat vetëm pas certifikatës

Rama: Askush nuk futet më në pallate pa hipotekë, uji dhe dritat vetëm pas certifikatës

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, prezantoi masat e reja të qeverisë për kontrollin e territorit dhe mbrojtjen e hapësirave publike, duke paralajmëruar fundin e ndërhyrjeve të paligjshme në ndërtim. “Duam t’i japim fund njëherë e mirë ndërhyrjeve të paligjshme në të gjithë territorin. Kjo është një qasje që shtrihet në të gjitha drejtimet dhe do të na japë rezultate të konsiderueshme, pasi krijon kushtet për disiplinimin e mëtejshëm të gjithë procesit të ndërtimeve,” deklaroi Rama. Një nga risitë është rritja e përgjegjësisë së arkitektëve, të cilët do të përfshihen detyrimisht me ligj si garanci për zbatimin e projekteve. “Arkitekti kthehet në subjekt të ligjit dhe mban përgjegjësi të plotë. Në rast se i shmanget detyrimeve, është ai që paguan pasojat,” tha kreu...