Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Dostojevski: Ja pse veprën tuaj duhet ta shihni me syrin e shkencëtarit…
Fjodor Dostojevski Nga Fjodor Dostojevski “…Kush ngre dorë kundër ‘lëmoshës’ që i jepet një njeriu, ky ngre dorën kundër natyrës njerëzore, përbuz e nënçmon dinjitetin vetjak të individit. Kuptimet “lëmoshë shoqërore” dhe liri e individit janë kuptime të ndryshme por, aspak nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. E mira e veçuar do të ekzistojë sa të jetë jeta sepse, është një kërkesë e individit, është një kërkesë jetësore e ndikimit të drejtpërdrejtë të një individi mbi një individ tjetër… …. a e dini ju, se ç’rëndësi e vlerë të posaçme ka ndërkallja e një individi në tjetrin, gjatë formimit të individualiteve të shoqërizuara? Para nesh shpaloset një jetë e tërë, me shumë degëzime për ne të panjohura. Edhe shahisti më i mirë, nuk ka si parashikon më...