Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milani, asnjë dyshim për 40-vjeçarin Modric. Vetëm Rabiot vrapoi më shumë se ai ndaj Napolit
I vetmi dyshim i madh që mund të qarkullonte rreth Luka Modric, në momentin e ardhjes së tij te Milani, këtë verë, ishte mosha. Pyetja ngrihej: Edhe pse është një profesionist i jashtëzakonshëm, si do të ishte gjendja e tij fizike 40-vjeç? E pra, paraqitjet e para të kroatit në Itali me fanellën kuqezi i kanë bërë të turpërohen skeptikët. Në sfidën ndaj Napolit, topi i fundit i ndeshjes i përkiste atij, në minutën e 97-të, pasi kishte përshkuar 11.094 kilometra, duke u renditur i dyti për distancën e përshkuar, menjëherë pas Rabiot. Sipas “Gazzetta dello Sport”, në 5 javët e para të Serie A, Modric kryeson për pasime të sakta (300), pasime të sakta në gjysmëfushën kundërshtare (169), pasime filtruese (46), por edhe ndërprerje aksionesh...