Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndërtimet, Rama paralajmëron ndryshim në procedura: Përfshirje e detyrueshme e arkitektëve në proces, do të jenë subjekt i ligjit!
Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për shtyp nga Kryeministria me ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari. Ai ka njoftuar masat që do të merren në lidhje me dhënien fund të ndërhyrjeve të paligjshme në territor, ndërsa përsëriti edhe një herë se arkitektët do të ngarkohen me përgjegjësi për çdo devijimin nga zbatimi i projektit. Rama gjithashtu ka njoftuar si risi edhe formalizimin e mënyrës së njoftimit, duke vendosur rregulla të detajuara për institucionet përpara çdo nisje punimi.Ai ka paralajmëruar dhe futjen më në proces të punës së ndërtimeve dhe të arkitektëve. “Kjo konferencë ka një vlerë të posaçme për këtë moment të rrugës tonë. Ka një vlerë të posaçme për të njohur publikun me të gjitha aspektet e masave që qeveria ka ndërmarrë dhe...