Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Është një ndeshje shumë e vështirë”/ Trajneri Sylvinho para Serbisë: Kam besim te këta lojtarë, jemi të përqëndruar
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj ndeshjen vendimtare me Serbinë, e vlefshme për Grupin K kualifikues për Botërorib 2026. Pas publikimit të listës me 25 lojtarë të thirrur nga tekniku Sylvinho, ku vihet re risia e grumbullimit për herë të parë të Klinsman Cakes dhe mungesa e Ernest Muçit, ka qenë vetë braziliani që ditën e sotme ka mbajtur një konferencë për shtyp, për të dhënë shpjegime pikërish për lojtarët e thirrur si dhe se çfarë presim nga dy sfidat e radhës ajo ndaj Serbisë dhe miqësores ndaj Jordanisë. “Pikë së pari, është një listë me 25 lojtarë dhe kemi një situatë pak më ndryshe, e dini që Ismajli pësoi një dëmtim katër ditë më parë, nuk luan në fundjavë, nuk udhëton për...