Detaje nga “çmontimi” i grupit/ Punonjësve të seksit u jepej drogë, kush refuzonte të “punonte” kërcënohej me…

Detaje nga “çmontimi” i grupit/ Punonjësve të seksit u jepej drogë, kush refuzonte të “punonte” kërcënohej me…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me grupin e prostitucionit të “çmontuar” në kryeqytet, për t1% cilin u lëshuan 19 masa sigurie. Prokuroria Tiranë njofton se pas hetimeve u zbulua se shtetasi me inicialet L. B., 25 vjeç (i arrestuar në Kolumbi), kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas detyroheshin të ushtronin prostitucion. Në rast se ndonjë nga shtetaset refuzonte të vazhdonte këtë veprimtari, mbajtja e vajzave bëhej me anë të forcës dhe kanosjes ndaj tyre e familjarëve në Kolumbi, duke përfshirë edhe persona të afërt. Ndërkohë, shtetasi me inicialet D.S., bashkëpunonte ngushtë me shtetasin L.B. në sigurimin e kushteve logjistike për akomodimin dhe menaxhimin e...