Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Obligacionet e emetuara nga kompanitë private arrijnë në 345 milionë euro
Vlera e obligacioneve të shoqërive tregtare u rrit më tej në gjysmën e parë të këtij viti.Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i obligacioneve me ofertë private, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, arriti në rreth 33.4 miliardë lekë ose gati 340 milionë euro. Vlera e stokut të obligacioneve është rritur me 17.2% që nga fillimi i vitit dhe me 53.4% krahasuar me një vit më parë.Duke shtuar edhe obligacionit e parë me ofertë publike, të emetuar në vitin 2023 nga institucioni financiar NOA, vlera totale e titujve të borxhit të korporatave ka arritur tashmë në afërsisht 34 miliardë lekë (345 milionë euro).Afërsisht 57% e obligacioneve me ofertë private janë të emetuara në valutë të huaj dhe...